FIFA harton draftin për rregullimin e punës së menaxherëve të futbollistëve

Menaxherët e futbollistëve kanë marrë një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në operacionet e merkatos gjatë viteve të fundit dhe të ardhurat e tyre janë aq të larta sa një pjesë e mirë fitojnë edhe më shumë se vetë lojtarët që përfaqësojnë

Pikërisht për këtë arsye FIFA ka nisur të studiojë një rregullore që do të sistemojë njëherë e mirë mënyrën e funksionimit të agjentëve të futbollistëve dhe komisionet që ata do të përfitojnë nga puna në operacionet e merkatos.

Rregullorja për agjentët e futbollistëve pritet të kalojë për votim në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s në mars, ndërsa drafti është ndarë në dy kapituj, që saktësojë se si mund të bëhesh një menaxher dhe si duhet të operosh si i tillë.

Sa I përket kapitullit të parë, do të merret parasysh kurrikula e personit që dëshiron të operojë si menaxher futbollistësh, pasi përveç testit të FIFA-s, do të mos ketë precedent penalë, të mos jetë dënuar apo pezulluar për shkelje të etikës profesionale dhe të mos ketë pasur lidhje direkte apo indirekte me klube futbolli e kompani bastesh.

Sa i përket aspektit operativ, është menduar që të ndalohet kontakti me futbollistë që janë nën kontratë me menaxherë të tjerë, më herët sesa dy muaj nga fundi i kontratës, ndërsa janë hedhur edhe idetë e pagesave tavan për menaxherët.

Kështu paga e një menaxheri nuk mund të jetë më shumë se 3% e pagës vjetore të futbollistit që ai përfaqëson dhe komisioni I transferimeve nuk duhet të tejkalojë 10% të vlerës që paguhet për kartonin e një futbollisti.

Ngjarja paraprake

Dërgimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së, Grubi: Është dështim i një procesi 20-vjeçar!

Ngjarja e ardhëshme

Dërgimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së, Grubi: Është dështim i një procesi 20-vjeçar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian