Fier, epidemi karkalecash/ Fermerët thonë se për shkak të insektit po humbin gjysmën e prodhimit

Tufa të tëra karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe të pafundme tokash në zonën e Topojë Semanit.

Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore dhe foragjere janë të dëmtuara nga tufat e insekteve.

Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë, por këto pesë vitet e fundit tufat e karkalecave sa vijnë e shtohen dhe dëmet janë në masën e afro 45% të prodhimit të tyre që u shkon dëm.

Fermerët kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e bujqësisë dhe kane kërkuar dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.

Janë më shumë se 80 hektarë të infektuara deri më sot në disa fshatra në Myzeqe. karkalecat sapo vjen stina e verës pushtojnë arat me të mbjella.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo vazhdon të ketë kontratë me Manchester United

Story i radhës

Mickoski: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish