FIBA Europe Cup/Sigal Prishtina përballet sot në gjysmëfinale me BC Kalev/Cramo

Gjiganti i basketbollit Sigal Prishtina do të zhvillojë sot përballjen kundër skuadrës së BC Kalev/Cramo, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kualifikimeve të FIBA Europe Cup.

Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës e BC Kalev/Cramo zhvillohet në “Jonavos Sporto Arena” me fillim nga ora 16:00.

Estonezët siguruan mbrëmë biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, ku në çerekfinale e mposhtën skuadrën e KK Cedevita Junior me shifrat 93:73.

Në rast të kalimit në finale, Sigal Prishtina do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava (nikoqir të turneut), SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mënyra se si mund ta trajnoni trurin tuaj për të mos ndjerë më xhelozi

Story i radhës

Ekskluzive: Deputeti i VV-së del kundër partisë, zbulon arsyen pse ka pakënaqësi në parti dhe jep një paralajmërim

Të fundit nga