FFK shtron darkë për delegacionin e Sllovenisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri ka shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Sllovenisë në krye me presidentin e saj, Radenko Mijatovic, në prag të ndeshjes së nesërme për Ligën e Kombeve, ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Gjatë kësaj darke në atmosferë tejet të ngrohtë dhe miqësore krerët e të dyja federatave biseduan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet dhe për strategjinë rreth progresit të mëtejmë.

Kreu i Federatës sllovene shprehu keqardhje që Kosova nuk ia doli ta finalizojë në këtë cikël ëndrrën për kualifikim në Evropian, por shprehu shpresën se e ardhmja e futbollit të Kosovës është e ndritur, duke pasur parasysh talentet e shumta dhe dashurinë e madhe që populli shqiptar e ka për futbollin.

Në anën tjetër, presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij slloven për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës shteti slloven jo vetëm në sferën e sportit, por në të gjitha aspektet që nga vitet e 90-ta. Po ashtu, kreu i FFK-së vlerësoi lart edhe përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë futbollit kosovar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin që vjen pikërisht nga shteti slloven, teksa i njoftoi miqtë me menaxhimin e mirë të futbollit gjatë kohës së pandemisë, si dhe për rrjedhën dhe formatin e garave vendore dhe përmirësimin e infrastrukturës.

 Të dyja palët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen dhe uruan njëra – tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme, derisa në fund presidenti Ademi ndau dhurata për mysafirët.

Ngjarja paraprake

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, anëtarësia e PD voton listën e kandidatëve

Ngjarja e ardhëshme

A duhet ti ushqejmë bebet me ujë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian