FFK pjesë e webinarit të UEFA-s për Licencën C 

Sot është mbajtur webinari i UEFA-s me federatat anëtare të saj rreth korrikulës së edukimit për Licencën C, i cili kishte filluar në tetor të vitit të kaluar.

FFK-ja është përfaqësuar nga Michael Nees, Albert Bunjaku, Sanije Krasniqi dhe dy edukatorët e rinj, Fitim Shabani dhe Elon Berisha.

Ky webinar po organizohet nëpërmjet platformës online të UEFA-s dhe do të mbahet çdo të premte për 7 javë radhazi, derisa për qëllim ka informimin dhe shkëmbimin e përvojave mes anëtarëve të UEFA-s me projektin e edukimit për Licencën C, i cili është obligativ për të gjitha federatat. FFK-ja ka përparësi në raport me federatat tjera në këtë aspekt, duke pasur parasysh se ka qenë ndër katër federatat e para që e ka nisur projektin e edukimit për Licencën C të UEFA-s.

Por, UEFA në vazhdimësi përfshin elemente të reja në kuadër të edukimit dhe ky webinar do të mundësojë që edhe sektori i edukimit në FFK të ketë një pasqyrë sa më reale për projektet e ardhshme dhe ta mbajë nivelin e edukimit të trajnerëve në nivelin më të lartë.

Ngjarja paraprake

Çfarë Samsung mban të fshehtë mes versionit Evropian dhe Amerikan të Galaxy S21

Ngjarja e ardhëshme

Hoxha inspektim pa paralajmërim në Konjare! Dyshohet se toka bujqësore po keqpërdoret për eksploatim rëre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian