ffk ankohet ne kpm e agk rreth disa emisioneve sportive po duan ta marrin kontrollin mbi federaten 66e840373c6e0

FFK ankohet në KPM e AGK rreth disa emisioneve sportive: Po duan ta marrin kontrollin mbi Federatën

September 16, 2024
1 minut lexim

Kërkesa të çuditshme e aspak domethënëse ka shprehur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj mediave.

FFK, ka dërguar letër të hapur drejt Asociacionit të Gazetarëve, Këshillit të Pavarur të Mediave si dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.

Sipas shtëpisë së futbollit kosovar, ata u kanë kërkuar këtyre institucioneve mediatike që të respektojnë kodin e gazetarisë pasi të njëjtin pretendojnë se po bëhet “fushatë mediatike” kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës, përmes disa emisioneve sportive në Kosovë.

Ekipi i emisionit më të shikuar në vend, “Dueli Sportiv” vazhdimisht u ka bërë ftesë përfaqësuesve të FFK-së, që të jenë pjesë në emision për tema të caktuara, mirëpo të njëjtin asnjëherë nuk u janë përgjigjur ftesës sonë.

FFK-ja ndër tjerash ka kërkuar që të ndalohen fyerjet, shantazhet e kërcënimet, kinse po bëhen në drejtimin e tyre.

Kujtojmë që ky reagim, vjen pak ditë pasi në media u raportua, se i pari i FFK-së, Agim Ademi kishte kërcënuar lojtarët e përjashtuar së fundmi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.

Ky lajm bëri bujë të madhe mediatike, si në opinionin e gjerë, si në atë sportdashës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

modelet me te shitura te iphone 16 ne fundjaven e pare te shitjeve 66e83ffa5409a
Story i mëparshëm

Modelet më të shitura të iPhone 16 në fundjavën e parë të shitjeve

si ti zgjidhni problemet me arsimtaret 66e840adc485b
Story i radhës

Si t’i zgjidhni problemet me arsimtarët?

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë