Fetai nuk është e kënaqur nga aktgjykimet për “Dhunën në Qendër”, Prokuroria do të apelojë

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Prokurorja Fatime Fetai tha se nuk ishte e kënaqur me zgjedhjen e llojit dhe lartësinë e sanksionit penal për të pandehurit në rastin “Dhuna në Qendër” dhe paralajmëroi se Prokuroria do t’i apelojë aktgjykimet.

“Nuk jam e kënaqur me zgjedhjen e llojit dhe lartësinë e sanksionit penal. Konsiderova se një masë alternative e gjykimit me kusht merret parasysh vetëm për të dënuarin Igor Boshkovski, dhe këtë e thashë në fjalën time përmbyllëse. Për  të pandehurit e tjerë, kam konsideruar dhe akoma mendoj dhe për këtë do të ankohem se nuk ka asnjë lloj tjetër sanksioni penal përveç burgimit”, deklaroi Fetai në përgjigjen e pyetjes gazetareske para Gjykatës Penale.

Bëhet fjalë, shtoi ajo, për ndryshim thelbësor të aktakuzës, ndryshimeve teknike dhe specifikimeve në lidhje me çështjet që nuk e ndryshojnë thelbin e aktakuzës, nuk bëhet fjalë për aktakuze të re.

“Lidhur me vendimin e dhënë sot, mund të them se jam pjesërisht e kënaqur me pjesën që e përcakton përgjegjësinë penale nga ana e të pandehurve për të cilët Prokuroria mbeti në padi. Kjo varet kryesisht vetëm nga aftësia e prokurorit publik për të provuar krimet dhe veprimet e akuzuara ndaj të pandehurve përtej arsyetimit të arsyeshëm. Kjo është ajo që bëri Prokuroria në këtë rast”, tha prokurorja Fetai.

Ajo paralajmëroi se lidhur me sanksionet penale do të ketë apel nga ana e Prokurorisë, sepse beson se gjykata i ka mbivlerësoi rrethanat lehtësuese që qëndrojnë në krah të të pandehurve në llogari të rënduesve.

“Nuk është se nuk ka prova kundër askujt, nëse keni dëgjuar me kujdes fjalën time përfundimtare dhe atje në lidhje me Daniella Rangellovën, thash që kjo aktakuzë është ngritur në procedurë të shkurtuar, në procedurë të shkurtuar nuk ka asnjë detyrim që prokurori publik t’i hetojë të dyja palët, aktakuza u ngrit vetëm në bazë të deklaratave të dhëna nga të dëmtuarit”, tha Fetai.

Në vetë Ligji për procedurë penale, siç sqaroi ai, parashikohet një seancë dëgjimore publike ku të dy palët i kundërshtojnë argumentet e tyre, ekziston mundësia që secila palë të marrë në pyetje dëshmitarët e palës tjetër dhe kështu ekziston një mundësi për të ndryshuar të gjithë tablonë, gjegjësisht të merren detaje për veprimet e  ndërmarra nga secili nga të pandehurit.

“Për shkak se provat e paraqitura gjatë seancës kryesore treguan një pamje tjetër në lidhje me veprimet e Daniella Rangellovës dhe për atë arsye, si Prokurori, kemi hequr dorë nga akuza kundër saj”, tha Fetai.

Shtoi se periudha katër vjeçare që përmendet gjatë gjithë kohës, dinamika e zhvillimit të gjykimit nuk përcaktohet nga prokurori publik. “Ne gjithmonë kemi qenë të pranishëm në gjykime, asnjëherë nuk kemi abuzuar me të drejtat tona që na takojnë në përputhje me ligjin në mënyrë që të vonojmë procedurën, mbase një ose dy herë kemi qenë në mungesë për shkak të rasteve me PSP-së”, tha prokurorja Fetai.

Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski u dënua sot me një vjet e gjysmë burg, ndërsa ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski mori dënim me kusht një vit për nxitje të dhunës para Komunës së Qendrës në qershor të vitit 2013. mb/

Ngjarja paraprake

Na shkriu zemrat të gjithëve! Beyonce bën një gjest fisnik ndaj fanses së sëmurë me kancer

Ngjarja e ardhëshme

Ministri turk i Mbrojtjes takohet me homologun e tij kosovar

të fundit nga