Festoi ditëlindjen krah të dashurit të ri, Kourtney sjell foto të papublikuara më parë

12:17 | 21 Prill 2021

Kourtney ka ndarë fotografi të reja nga festa e ditëlindjes.

Kourtney Kardashian ka pak muaj që ka zyrtarizuar lidhjen me Travis Baker, me të cilin tashmë është e pandarë kudo, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, tri ditë më parë festoi ditëlindjen teksa mbushi plot 42 vjet jetë dhe festoi pranë më të dashurve të saj.

Kjo ditëlindje e gjeti Kourtneyn pranë të dashurit të ri, i cili e befasoi atë në mënyrën më të mirë.

Ajo ka publikuar fotografi të shumta, në të cilat tregon buqetat e mëdha me trëndafila që i kishte marrë dhuratë nga partneri.

Nuk munguan miqtë, ëmbëlsirat, mesazhet e dhurata të shumta në këtë ditë të veçantë për Kourtneyn.

Ndryshe, ajo kishte zgjedhur që të festonte në oborrin e rezidencës së saj, ndërsa brenda ishte dekoruar me trëndafila të bardhë. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Mund të shtohet një tjetër shqiptar në Champions

Ngjarja e ardhëshme

Podujeva organizon aksion për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e tokës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian