Festimet për jubileun e platintë të Mbretëreshës

Me paradën ushtarake “Trooping the Colour” nisën dje festimet për 70-vjetorin e ardhjes në fron të Elizabeth II. Deri tani në Britaninë e Madhe nuk ka qenë asnjë monark kaq gjatë në fron.

Nën rrezet e shndritshme të diellit dhjetëra-mijëra vetë u mblodhën përpara Pallatit Buckingham për të parë Mbretëreshën Elizabeta në ballkonin e pallatit. Më shumë se 1200 ushtarë dhe banda me rreth 300 muzikantë marshuan nëpër Londër. Princi i kurorës, Charles dhe djali i tij i madh kalëruan në uniformë të kuqe me kapele prej lëkure ariu.

Image

Pamje nga festimet

Këtë vit Elizabeta II ia besoi Princit Charles detyrën e inspektimit dhe marrjes së forcës të trupave të paradës me kuaj. Vetë mbretëresha i përshëndeti trupat nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Më vonë ajo u shfaq përsëri para turmës, për të ndjekur një shfaqje të Forcave Ajrore.

Image

Pamje nga festimet

Mbretëresha ishte rrethuar nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe trashëgimtarin e fronit Princin Charles dhe gruan e tij Camilla si dhe djalin e tij të madh William me të shoqen Kate dhe tre fëmijët e tyre.

Image

Pamje nga festimet

Parada “Trooping the Color” ka një traditë më shumë se 260 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha e ka ditëlindjen në prill, por parada zhvillohet zakonisht çdo vit në fillim të qershorit për të festuar ditëlindjen e saj me një mot sa më të mirë që të jetë e mundur. Këtë vit parada shënon fillimin e festimeve të jubileut të platintë, të cilat do të zgjasin deri të dielën.

Image

Elizabeth II

Mbretëresha ka pasur probleme shëndetësore muajt e fundit dhe pallati mbretëror njoftoi se Elisabeta II nuk do të marrë pjesë në meshën jubilare të së premtes (03.06)./DW

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njihuni me parashkimin e motit për sot

Story i radhës

20 vjet BDI/ Forumi i gruas me panel diskutim “Integrimi gjinor në 20 vitet e fundit”

Të fundit nga