Festë dhe dashuri!

Vetëm dy ditë më parë, këngëtari i njohur Vlashent Sata konfirmoi më në fund lidhjen e tij të shumëpërfolur të dashurisë me moderatoren e dashur të ekranit, Dojna Memën.

Me një video-kolazh të momenteve të tyre më të bukura, ai i tregoi botës se çifti duhet dhe kjo punë ka marrë fund!

Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes së Dojnës.

Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.

“Ky vit erdhi ndryshe. Pa madheshti, pa pretendim, pa shume zhurme dhe iluzionin qe 1 sekonde me shume pas 12-es do te bente çudine.Ndoshta prandaj ishte aq i dashur per mua! Nje tavoline qe flet shqip, njerezit e mi dhe Altinin e Mrizit qe çdo vit behet edhe me frymezues!”- shkruante Dojna krahas postimit.

Madje disa muaj më parë, kur pranoi publikisht se po jeton një romancë të bukur, Dojna tha se nuk është Vlashenti i dashuri i saj dhe se fotot e tyre në vende të njëjta janë thjesht rastësi.

Por, ju e dini tashmë se të gjithë personazhet publike kalojnë në të njëjtën rrugë për pranimin e lidhjeve të tyre dhe dyshja simpatike sapo e ka zyrtarizuar romancën e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Ngjarja paraprake

“Ik e qetë te babai”, kryebashkiaku socialist humb nënën: Na theve zemrat

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 208 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian