Ferrari gati të firmos me pilotin spanjoll

Piloti spanjoll Karlos Sainz është pranë rinovimit të kontratës me makinën “Ferrari”. Kontrata e tij skadon në fund të këtij viti, por me shumë gjasa ajo do të shtyhet edhe për dy vite të tjera.

Lajmin e konfirmoi vetë piloti spanjoll i “kokëkuqes”, i renditur i dyti në garën hapëse të zhvilluar në Bahrein dy ditë më parë.

“Jemi shumë pranë marrëveshjes, shumë pranë”, tha Sainz.

Edhe drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, duke i kënaqur nga paraqitja e spanjollit.

“Është thjesht çështje firmash”, tha Binotto.

Mësohet se zyrtarizimi i kontartës së re do të bëhet pas pak ditësh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 mësimet që jeta më ka dhënë ndërkohë që kam rritur një fëmijë me sindromin Down

Story i radhës

Florjan Binaj lë humorin për politikën, aktori nis punën për krijimin e një partie të re

Të fundit nga