Fermeri nga Vushtrria: Subvencionet na i kanë zvarritur shumë, kemi mbetur në hall

Fermeri nga Vushtrria, Mehdi Bekteshi, deklaroi se është në pritje të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, për siç tha, të startojë me punën për vitin vijues.

Ai u shpreh se subvencionimi është dashur të ndodhte qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, por kjo gjë nuk ndodhi. Sipas tij, ka shkuar mbi 10 herë në AZHB për të kërkuar të drejtën e tij si fermer, por siç u shpreh, i është thënë të presë sepse nuk ka mjete.

“Ditën e fundit që isha ne AZHB u takova me Agim Nurën, i tregova hallet tona që nuk i kemi marr subvencionet e vitit të kaluar”.

“Më kanë thënë se i kanë procesuar pagesat për të gjithë fermerët, por se çka janë me firmë do të vonohen edhe për disa ditë. Pastaj më thanë të shkojë te financat dhe edhe ata më thanë që të gjitha janë të proceduara, por se nuk kanë mjete”.

“Për këto subvencione së paku 10 herë kam qenë në AZHB dhe në ministri. Kemi bërë edhe protesta, por nuk e di si është e mundur që projektbuxheti i vitit 2020 ka qenë qysh në janar dhe ne ende nuk i kemi marr subvencionet”.

“Neve si fermerë na kanë zvarritur shumë. Dëmi në sera na është bërë. I kemi pritur këto para që të startojmë për vitin vijues, se edhe ky vit me pandeminë ka qenë i dëmshëm dhe nga ana tjetër edhe subvencionet na i vonuan. Kemi mbetur shumë në hall”.

“Ministri i Bujqësisë thotë se i kanë dyfishuar subvencionet, ndërsa ato nuk janë dyfishim por janë pako të emergjencës”, tha Bekteshi.

Ngjarja paraprake

Moti deri në fund të këtij muaji në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Poloni, karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Sllovakia dhe Republika Çeke

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian