Fermerët e Prizrenit përfitojnë lopë nga komuna

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë bërë shpërndarjen e lopëve qumështore tek fermerët përfitues të projektit “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”.

Haskuka tregoi se ky nuk është projekti i vetëm për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve që merren me prodhimin e qumështit, pasi që qeverisja jonë vazhdimisht ka ndarë dhe do të vazhdojë të ndajë subvencione edhe për ngritje të stallave dhe makinave mjelëse për lopë qumështore, duke vazhduar në drejtim të përmbushjes së zotimeve tona.

Zhvillimi i bujqësisë është një nga shtyllat kryersore të zhvillimit ekonomik, andaj mbështetja jonë për fermerët do të rritet çdo ditë e më shumë.

Ngjarja paraprake

Kosova regjistron 118 të infektuar dhe 3 viktima me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 12 të vdekur, 161 raste të reja.Shërohen 154 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian