Ferizaj në bojkot, kjo është arsyeja

Klubi i futbollit Ferizaj është në krizë të rëndë financiare, ndërsa futbollistët bojkotojnë stërvitjet.
“Ferizaj ndërpren stërvitjet!

Sot futbollistët e skuadrës tonë nuk janë paraqitur fare në seancën stërvitore, për shkak të mos pagesës ndaj tyre.

Arsyeja kryesore që e bojkotit të futbollistëve, është gjendja shumë e rëndë financiare që po kalon klubi ynë që shumë kohë. Vendimi për bojkot është marrë sot nga futbollistët, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre. 

Klubi ynë është në gjendje të rëndë financiare dhe organizative, shpresojmë që aksionarët e klubit të ‘zgjohen’ nga ‘gjumi’ dhe t’i dalin në mbështetje financiare klubit tonë. 

Ky klub, ky qytet, këta tifozë nuk e meritojnë këtë gjendje, andaj shpresojmë që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje në të mirë të klubit. Deri atëherë, Futbollistët janë në bojkot!”, thuhet në faqen e KF Ferizaj, që garon në ligën e parë. 
 

Ngjarja paraprake

Mosndërrimi i gomave gjatë dimrit, rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion

Ngjarja e ardhëshme

Qarku kryesor i Michigan certifikon rezultatin e zgjedhjeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian