Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Ferizaj pas titullit të kampionit, fiton edhe Kupën e Republikës së Kosovës në volejboll (meshkuj).

Djelmoshat e Ferizajt triumfuan me rezultat 3:0 (25:17, 25:20, 25:17) ndaj Dritës nga Gjilani, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Volejbollistët ferizajas ishin më të mirë në të tre setet, dominuan dhe me meritë fituan trofeun e çmueshëm.

Ferizaj është shndërruar në fuqi të volejbollit në vendin tonë dhe është i pamposhtur.

Nga ana tjetër, klubi gjilanas ka uruar skuadrën rivale për trofeun e fituar.

Ngjarja paraprake

Këngëtari shqiptar flet hapur: Nuk mund të ketë miqësi pas ndarjes

Ngjarja e ardhëshme

​Sondazhi: Më shumë amerikanë janë të lumtur për humbjen e Trump sesa fitoren e Biden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian