Ferizaj binjakëzohet me Cedar Falls

Kryetari i Komunës së Ferizajt tregoi se pas bisedës që pati me kryetarin e Bashkisë së Cedar Falls në Iowa të SHBA-së, Robert Green, me lehtësimin edhe të Konsullit të Kosovës në Iowa, Artan Duraku, u dakorduan t’i japin mundësinë dy qyteteve të lidhin bashkëpunim kulturor, sportiv e ekonomik. 

Agim Aliu, tha se dje, nisma për binjakëzimin e Ferizajt dhe Cedar Falls, mori dritën e gjelbër e vulën edhe të Kuvendit të Komunës. Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen!

“Ferizaj së shpejti nis bashkëpunimin e parë me një qytet përtej Atlantikut, me këtë rast me Cedar Falls në Iowa- SHBA”, tha kryetari i Ferizajt.

Ngjarja paraprake

Po për Holokaustin komunist shqiptar kur do të flitet?

Ngjarja e ardhëshme

Kryetari i Malishevës infektohet me koronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian