​Ferguson zbulon skuadrën që e impresionoi në xhiron e parë të Premier Ligës

August 15, 2023
1 minut lexim

Sir Alex Ferguson ka emëruar Aston Villan si skuadrën që i bëri më shumë përshtypje në javën hapëse të sezonit të ri të Premier Ligës, ndërsa vlerësoi gjithashtu qasjen e Arsenalit të orientuar drejt të rinjve.

Pas raundit të parë të ndeshjeve, skuadra e Unai Emery qëndron në fund të tabelës pas humbjes 5-1 nga Newcastle United në “St James’ Park” të shtunën mbrëma.

Pavarësisht rezultatit, legjenda e Mançester United, Ferguson, u impresionua me atë që pa nga Villa, duke thënë se rezultati nuk tregon atë që u pa në fushë.

I pyetur se cila skuadër i kishte bërë më shumë përshtypje në fundjavë, Sir Alex tha

Për të qenë i sinqertë me ju, pashë Aston Villan kundër Newcastle dhe nuk mund ta besoj rezultatin. Sinqerisht, Aston Villa luajti futboll fantastik, edhe pse humbi.”, shtoi skocezi.

Ai tutje tha se skuadra e Premier Ligës do ta kenë shumë të vështirë ta mposhtin Newcastile Unitedin në terrenin e tyre.

“Newcastle do të jetë shumë e vështirë për t’u mposhtur në terrenin e tyre në veçanti dhe trajneri Eddie Hoëe ka bërë një punë të shkëlqyer atje.”, shtoi ai.

Sir Alex nënvizoi gjithashtu rëndësinë e sjelljes dhe zhvillimit të talenteve të rinj dhe ndjen se skuadra aktuale e Arsenalit dhe Bukayo Saka në veçanti janë një shembull i shkëlqyer i kësaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Juria e madhe në Georgia padit Trumpin dhe 18 bashkëpunëtorët e tij për ndërhyrje në zgjedhje

Story i radhës

Protesta në Himarë për Belerin, reagon Rama: Bindjuni ligjit

Të fundit nga

ShkoLartë