Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Halit Ferati, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21. Ai tha se më shumë probleme në arsim shfaqen në zonat rurale për arsye të mungesës së nxënësve, dhe për mungesën e investimeve në ato shkolla. Por ai fajsoi edhe komunat për mos shpërndarjen adekuate të fondeve.
“Më shumë probleme kemi në shkollat rurale, për arsye të mungesës së nxënësve, dhe detyrimisht nuk është investuar shumë në ato rrethina. Kemi dhe shumë shkolla ku kanë kushte të mjerueshme. Në përgjithësi çdo shkollë e ka limitin e fondeve të limituar, sepse shpërndarjen e mjeteve e bën Ministria te komunat, ku kryetarët e komunave nuk bëjnë ndarjen e duhur të mjeteve. Kjo vjen edhe për faktin se kemi ligje që nuk janë funksionale, ku dëmtohen shumë palë falë këtyre ligjeve.”- tha Ferati.
Burimi: TV21