Ferat Shala nis ditën e parë të fushatës me kafe me gruan e tij: Fitoret e saj më bëjnë të besoj në fitoren time

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka nisur ditën e parë të fushatës, duke pirë kafe me gruan e tij, ish deputeten e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Sala Berisha Shala.

Ai ka thënë se ajo do të jetë mentore gjatë fushatës së tij, për cka ai ndjehet me fat, meqë përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, e  bën të besojë në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren e tij si kandidat.

“Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë i tij:

Një kafe me gruan time, Salën, këtë mëngjes kur edhe po e nisim fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë ditëve në vijim Sala do të jetë Mentorja ime, dhe ky fakt është një ogur i mirë, sepse përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, më bën të besoj në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren time si kandidat.

Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë. Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë. Jemi përballuar me izolimin, me diferencimin, me luftën, por gjithmonë kemi besuar se drita ngadhënjen mbi errësirën, dashuria mbi urrejtjen, shpresa mbi fatalitetin, liria mbi robërinë.

Sot, më shumë se kurrë, bashkë po besojmë në fitoren e radhës.

Me fat, na priftë e mbara!

Ngjarja paraprake

Klubi anglez shkarkon trajnerin

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Zyrtarë të lartë të BE-së kërkojnë lirimin e opozitarit rus, Alexey Navalny

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian