Fer Volley me kryetar dhe kryesi të re

 Klubi i sapothemeluar i volejbollit Fer Volley (femrat) ka mbajtur Kuvendin dhe ka zgjedhur organet drejtuese!

“Me 15.10.2020 në ambientet e restorant ‘Vata’ u mbajt mbledhja e kuvendit. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe zyrtari komunal  Bashkim Haxhimusa i cili përcolli nga afër kuvendin. 

Kryetar u zgjodh Arlind Ibrahimi, nënkryetare Magbule Kurti; anëtarët e Bordit: Arlind Ibrahimi, Gresa Raçi, Aneta Beqiri, Nazmije Ibrahimi dhe Edon Ibrahimi. Këshilli mbikëqyrës: Dajlan Sylejmani – kryesues; Bleron Selimi, Florinda Ukshini dhe nënpunës zyrtarë Eduard Kurti.

Image

Në ditët në vazhdim do të ju njoftojmë për objektivat e klubit, fillimin e kampionatit si dhe oraret e stërvitjeve”, njofton KV Fer Volley.

Ngjarja paraprake

Zhduket aplikacioni që ofronte qasje globale për qytetarët e Kinës

Ngjarja e ardhëshme

Radev: Nuk mund të bëhet kompromis për historinë dhe identitetin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian