Fëmijë me Markun? Ja çfarë thotë Rudina…

Sfida e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” zbuloi më shumë detaje nga marrëdhënia mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku.

E pyetur nga Bieta për një fëmijë të dytë, Rudina u përgjigj pozitivisht, por në një plan më afatgjatë, pasi për momentin është e angazhuar në biznes dhe në botën e spektaklit.

“Kam në plan një fëmijë tjetër, po, a e kam në plan tani? Jo. Ne kemi shumë angazhime, nuk është momenti për të menduar për bebe të vogël, unë kam spektaklin, kemi shumë angazhime. Mendoj që Viktorja është ende e vogël, të rritet edhe pak”, tha Rudina.

Ngjarja paraprake

Turqi, 5 terroristë u dorëzohen forcave të sigurisë

Ngjarja e ardhëshme

Spasovski në takim me Nikolla Bertolinin nga Sektori për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së

të fundit nga