Feja në politiken e shqiptarëve – instrument në duart e të huajve!

Para 30 vitesh, zotitAlija Izetbegoviç, disident boshnjakinjohur që nga themelimi i RSFJ,i ra barra për t’u prirë bashkëkombasve të tij, në luftën e tyre të vështirë për t’u mbrojtur nga ajo që bota quajti “spastrim etnik sistematik dhe gjenocid mbi popullsinë muslimane në bosnje dhe Hercegovinë”. Por çfarë ishte ajo që dallontë këtë “popullsi muslimane” nga shfarosësit e tyre, me të cilët ata flisnin të njëjtën gjuhë? Gjatë historisë së Jugosllavisë, ata kryesisht njiheshin si boshnjakë. Pati iniciativa për t’u deklaruar edhe si komb jugosllav, dhe sidomos komb musliman, por kurrë si serbë me fe muslimane. Një fakt, të cilin më së miri e konfirmuan vetë serbët – cili popull bën gjenocid ndaj pjesëtarëve të vet!? Ndaj, i vetmi dallim nga shfarosësit, lehtësisht i identifikueshëm, i cili shërbeu Alia Izetbegoviçit dhe partisë së tij për t’i mobilizuar bashkëkombasit e tij, mbetej feja. Pikërisht kjo ishte edhe fatkeqësia e këtyre njerëzve, që u shëndruan në holokaustin e dytë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Spastrimit etnik dhe gjenocidit mbi popullsinë e pambrojtur boshjake i’u dha ngjyra jo reale e konfliktit fetar, që pothuajse legjitimoi masakrat e serbëve mbi popullsinë civile boshnjake, si “luftë kundër fundamentalistëve islamik” në zemër të Evropës. Duke e bërë Evropën dhe SHBA pothuajse indiferente, derisa gjenocidi dhe spastrimi etnik morën përmasa të tilla, që vunë në pikëpyetje ndërgjegjen dhe moralin e shoqërisë perëndimore.

Ndërkohë, makineria politiko-ushtarake e Millosheviqit, pregaditej për një spastrim etnik tjetër në fqinjësi. Tani u kishte ardhur rradha shqiptarëve të Kosovës. Por këtë herë, sado që makineria propagandistike serbe u përpoq t’i jepte ngjyrën e konfliktit ndërfetar, bota e quajti dhe e dënoi ashtu siç realish ishte – agresion dhe spastrim etnik sistematik mbi popullatën e pambrojtur shqiptare të Kosovës.

Shqiptarë muslimanë, ortodoksë dhe katolikë nga të gjitha krahinat shqiptare, luftuan krah për krah kundër agresorit serb. Ashtu siç luftuan gjatë historisë së tyre, kundër pushtuesve turq dhe fqinjëve grabiqtar, kush me penë e kush me armë, Ismail Qemali, Hoxhë Tahsini, vllezërit Frashëri, Bajo dhe Çerçiz Topulli me Jani Vreton, Konstandin Kristoforidhin, Papa Kristo Negovanin, Mihal Gremenon… dhe Isa Boletini, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ali Kraja me Kristo Luarasin, Pandeli Sotirin, Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, e shumë të tjerë. Lufta me po të njëjtin armik, vazhdoi edhe në Luginën e Preshevës, dhe në fund edhe në në ish IRJM, gjithmonë si një luftë e pastër dhe e drejtë e shqiptarëve, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Derisa shumë shqiptarë, ca me qëndrime në burgje, ca me pushkë në dorë, e ca duke e ndihmuar në forma të ndryshme, sakrifikoheshin për këtë kauzë të drejtë kombëtare, ca të tjerë, me shpirtin dhe xhepin plot nga vëllezërit “e idealit” nga Turqia, Katari dhe Irani, zgjodhën vetëm të luten dhe falen, për të kursyer trupin dhe shpirtin për misionin që kishin në një të ardhme të afërt.

kjo ditë erdhi. Tani, në “paqe” dhe “demokraci”, ata që luftuan dhe u dergjën burgjeve duhej t’ua lëshonin skenën këtyre misionarëve, të cilët do t’i udhëhiqnin shqiptarët në rrugën “e zotit” dhe të politikës – bashkë. Ndaj fillimisht, në vitin 2013 këta misionarë themeluan Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (shih listën e anëtarëve këtu: http://www.focic.org.mk/article/U-formua-Bordi-Keshilledhenes-i-FOCIC-it.html), e një vit më vonë, me mbështetjen e fuqishme financiare që kishin, regjistruan partinë e tyre, të cilës me paftyrësinë dhe arogancën më të madhe, i’a vunë emrin “Lëvizja Besa”.

Së shpejti, për shkak të mosmarveshjeve financiare, kjo parti u “replikua”, dhe nga një, u bënë dy, duke “e pasuruar” kështu skenën politike të shqiptarëve me shumëllojshmëri rrymash salafiste, vehabiste, erdoganiste, davutoglliste, gjuleniste… Përnjëherësh këto dy parti mbushën hapsirën politike shqiptare, duke tërhequr në aleancë, me fuqinë fiananciare që kishin. edhe partinë Aleanca e Shqiptarëve, e duke gjetur edhe përkrahjen zemërgjerë të qeverisë së LSDM. Ndaj, shumë shpejtë u shëndruan në parti të preferuara për bashkëqeverisje si për LSDM ashtu dhe për VMRO-në në pritje për ta zëvendësuar LSDM-në në pushtet.

Media të paguara nga këto parti të pasura, kujdeseshin që shqiptarët të informohen regullisht, se sa të përzemërta janë takimet e ministrave të këtyre dy partive në qeverinë e LSDM, me ministrat e qeverisë së Turqisë, Iranit dhe Katarit. Ashtu siç infromojnë regullisht edhe tani, se kur e fal “xhumanë”, në cilën xhami, me cilin “xhemat” dhe kur është “i agjërueshëm” Bilall Kasami kryetari i Lëvizjes Besa, tani edhe kryetar i komunës së Tetovës. Mesazhet politiko-fetare të krerëve të Lëvizjes Besa nga oboret e xhamive, dhe profilet përplot me ikonografi patriotike turke të eksponentëve dhe militantëve të tyre, nxjerrin zbuluar ambicien e presidentit Erdogan për të kthyer përmes këtyre partive ndikimin politik të Turqisë, në tokat e “Rumelisë”, përmes formulës së vjetër – “elhamdulila turk jam”.

Por kujt i konvenon kjo ngjyrosje fetare e hapsirës politike të shqiptarëve në ish IRJM?

Pushtetit në duart e partive sllave, sigurisht që po. Në këtë mënyrë çvendoset vëmendja nga të drejtat e nëpërkëmbura kolektive të shqiptarëve si grupi etnik më i madh në shtet, duke e spostuar atë në terenin e fundamentalizmit fetar. E me islamizimin e politikës së shqitparëve, eliminohet edhe reziku i inkurajimit të zgjimit të vetëdijes kombëtare tek shqiptarët otrodoksë, duke i shëndruar ata në pre të lehtë për pushtetin në duar e sllavëve, për të vazhduar të qetë procesin e asimilimit. E ndërkohë, nuk do të mungonte as përkrahja e faktorit ndërkombëtar, në “luftën kundër fundamentalistëve islamik, shqiptar”.

I konvenon edhe pushtetit diktatorial të z. Taip Erdogan, për të realizuar përmes këtyre partive, aspiratën e shtrirjes politiko-ekonomike në ish “Rumelinë”, të cilën ai e konsideron si të drejtë trashëgimie nga Perandoria Osmane.

Por në asnjë mënyrë nuk u konvenon shqiptarëve! E drejta e praktimit të fesë nuk u ka munguar kurrë shqiptarëve, që nga koha e perandorisë osmane, duke vazhduar gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, Jugosllavisë Socialiste, e edhe tani në ish IRJM, ku me zemërgjërësi janë të regjistruara jo më pak se katër bashkësi fetare dhe gjashtë grupe religjioze islamike. Ndaj shqiptarët nuk kanë nevojë për “bashkësi të tjera fetare”, të regjistruara si parti politike. Shqiptarët nuk janë të detyruar të zgedhin në mes të kombit dhe fesë duke hequr dorë nga kombi, për të zgjidhur problemet e tyre, të cilat burojnë ekskluzivisht nga mungesa e të drejtave kolektive si grup etnik. Shqiptarët janë të aftë, munden dhe duhet ta dënojnë korrupsionin dhe kriminalitetin e BDI, por pa rrënë pre e partive që përmes fesë në politikë, tentojnë të sjellin ndikimin dhe interesat politike dhe fetare të shteteve të treta. Feja në politikë nuk i solli asgjë tjetër njerëzimit, përveç krime, vuajtje dhe mjerim. E nuk ka për sjellur asgjë të mirë as sot për shqiptarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkoheshin 30 shofere treni në Arabi, nuk do ta besoni sa aplikuan

Story i radhës

Mickovskit dhe VMRO-së i pengojnë shqiptarët në krye të shtetit

Të fundit nga