Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arben Fetahu – kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, bëhen bashkë dhe drekojnë në njërin nga restorantet në Prishtinë!
Federatat e mëdha bëhen bashkë, a mos vallë po përgatiten për zgjedhjen në Komitetin Olimpik të Kosovës?
Cila është e përbashkëta e tyre?
A mund të paraqesin një kandidat të përbashkët për kryetar të ri të KOK-ut?
A po i bashkohet Bahri Gjinovcit treshes së madhe?
Çfarë po zihet?
Dikush tha se ky takim e ka një lojë interesante për të ardhmen!
A po vetëm është një drekë mes tyre?
“Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave.
Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.