Federata zvicerane merr vendim të hedh në treg edhe 2 mijë bileta për ndeshjen kundër Kosovës

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se po përballet me kërkesë të madhe të biletave për ndeshjen miqësore Zvicër – Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 mars nga ora 18:00.

“Për shkak të kërkesës së madhe për bileta për ndeshjen ndërkombëtare të Kombëtares së Seniorëve për meshkuj të martën, më 29 mars 2022, kundër Kosovës (18:00 në Letzigrund Cyrih), e gjithë tribuna jugore do të ketë ulëse”, thuhet në njoftimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Federata e Zvicrës gjithashtu njoftoi se do të hedhin në treg edhe rreth 2 mijë bileta të tjera.

“Të mërkurën, më 9 mars, nga ora 14:00, do të dalin në shitje edhe rreth 2000 bileta të tjera me çmim 30 franga për të rriturit dhe 15 franga për të rinjtë”, thuhet tutje në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Story i radhës

Kremlini: SHBA i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Të fundit nga