Federata merr vendimin e fundit. Ja çfarë ndodh për Juve-Napoli

Nuk ka më dyshime, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

Ndeshja ishte planifikuar për t’u zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, por për shkak të rasteve me KoroNavirus në skuadrën e Gatuzos, ndeshja u shty për një ditë tjetër.

Fillimisht u vendos 17 marsi, si dita kur do të luhej ndeshja, por presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, kishte kërkuar që ndeshja ta shtyhej, për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Gjithsesi pavarësisht kërkesës së De Laurentis, Federata ka marrë vendimin përfundimtar, dhe ndeshja do të luhet më 17 mars, duke filluar nga ora 18:45.

Ngjarja paraprake

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Ngjarja e ardhëshme

Rexhep Mazreku priti pasardhësit e Salih e Feriz Krasniqit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian