Federata italiane e futbollit mendon që t’i vaksinojë të gjithë futbollistët profesionistë

Komisioni mjekësor i FIGC, do të ‘vlerësojë’ mundësinë për t’i dhënë çdo futbollisti profesionist në Itali një vaksin për COVID-19.

Kjo është përmendur disa herë gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe Shoqatën e Lojtarëve (AIC).

“Vaksinimi i të gjithë lojtarëve profesionistë të futbollit në Itali është një hipotezë që sigurisht duhet të vlerësohet”.

Image

“Meqenëse është një çështje e përgjithshme e shëndetit publik, edhe futbolli duke qenë një komunitet i kufizuar, vaksinimi i disave dhe jo i të tjerëve do të bëhej i pakuptimtë”.

“Pajtohem me Presidentin e Lega Pro, Francesco Ghirelli, i cili thotë se të gjithë lojtarët duhet të jenë të detyruar të bëjnë vaksinën. Unë gjithashtu do të thosha të njëjtën gjë për të gjithë mjekët”.

“Duke marrë parasysh ato që kemi përjetuar gjatë 10 muajve të fundit, me të vërtetë nuk ka asnjë alternativë. Ne në fakt nuk e kemi diskutuar çështjen e vaksinës brenda komisionit, por besoj se mund të jetë ide e mirë të vaksinohen të gjithë lojtarët profesionistë”, ka thënë anëtari i komisionit mjekësor të FIGC, Francesco Braconaro në Radio Kiss Kiss.

Serie A kthehet mënjëherë në fundjavë në vitin e ri. 

Image

 

Ngjarja paraprake

Për herë të parë Agjencia për Komunikime Elektronike do të udhëhiqet nga një shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Fauci: Mbani maskën dhe respektoni distancën për të shmangur infektimin me coronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian