FDA autorizon vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barnave autorizoi sot përdorimin e vaksinës antiCOVID, të kompanisë Pfizer-BioNTech, për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç në Shtetet e Bashkuara.

Ky është një hap vendimtar në rigjenerimin e qëndrueshëm të vendit nga pandemia dhe një ndihmë për dhjetëra miliona të familjeve amerikane të etura për një kthim në normalitet, raporton The New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Autorizimi vjen pas pritjes disa javore të prindërve, të cilët janë brengosur se si të të rikthehet në normalitet, kur imunizohen vetëm të rriturit në një familje.

Ky autorizim po ashtu heq një pengesë për rihapjen e shkollave, duke zvogëluar kështu kërcënimin e transmetimin në klasa dhe u jep miliona adoleshentëve mundësinë për të marrë pjesë në kampe verore, pushime gjumi dhe takime me miqtë.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm”, tha Dr. Kristin Oliver, një pediatër dhe ekspert vaksinash në Spitalin Mount Sinai në New York.

“Duket sikur kemi pritur për një kohë të gjatë për të filluar mbrojtjen e fëmijëve në këtë grupmoshë.”

Vaksina Pfizer-BioNTech është tashmë në dispozicion për këdo mbi 16 vjeç.

Autorizimi i dhënë nga FDA nuk është pengesa e fundit.

Një komitet këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të mblidhet së shpejti për të rishikuar të dhënat dhe për të bërë rekomandime për përdorimin e vaksinës për fëmijët e moshave nga 12 deri në 15 vjeç./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Aksidenti me fatalitet ku vdiqën dy fëmije, 8 e 10 vjeç

Ngjarja e ardhëshme

Ndjenja e fajit na helmon, ja se si ta menaxhojmë atë për të jetuar më mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian