IMG 8880 485x360 1

FC Shkupi U11 në finalen e turneut prestigjioz në Kushadasi

January 19, 2025
1 minut lexim

Skuadra U11 e FC Shkupit, ia doli me sukses të kaloj në finalen e grupit B të turneut prestigjioz për këtë grupmosh të futbollistëve që po zhvillohet në Kushadasi të Turqisë.

Të udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi, djemtë tanë regjistruan paraqitje të shkëlqyeshme, duke kaluar fillimisht nga grupi (dy fitore, një barazim dhe një humbje), e më pas duke i mposhtur kundërshtarët në fazën eliminatore, ndërsa në finalen e grupit B të edicionit të shtatë të këtij turneu, nesër do të ndeshen me ekipin turk Menemenspor.

Në gjysmëfinale, skuadra ynë me 1-0 fitoi Bashakshehirin me golin e vetëm të shënuar nga Edon Mustafa.

Kujtojmë që pjesë e këtij turneu jashtëzakonisht të fuqishëm ishin edhe akademitë e ekipeve të famshme turke si Gallatasaraj, Fenerbahçe, Bashakshehir, Göztepe dhe të tjera, ndërsa në mesin e gjithë këtyre skuadrave, Shkupi ia doli të kaloj në finale të grupit B, derisa në finalen e grupit A do të luajnë Gallatasaraj – Göztepe.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi qeverisje e deshtuar qe ka humbur besimin e qytetareve shqiptaret jane te neperkembur 678cf25f8124d
Story i mëparshëm

BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur

basha nis fushaten me aritmetike dikur tramvajin sot 20 mije euro per femijen e trete 678cf747ef30f
Story i radhës

Basha nis fushatën me… aritmetikë/ Dikur tramvajin, sot: 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Të fundit nga

ShkoLartë