FC Shkupi nis aventurën evropiane. Sedlloski: Do të tregojmë pse jemi kampion të Maqedonisë (VIDEO)

Kampioni i Maqedonisë në futboll FC Shkupi sot nis aventurën evropiane. Skuadra nga Çairi sfidën e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve do ta ketë përballë ekipit të Linkoln nga Gjibraltari. Trajneri Goce Sedlloski tha se ekipi kundërshtar është mjaftë agresiv, por megjithatë shpreson në rezultat pozitiv.

“Do të kemi përballë një ekip jo të përshtatshëm i cili është mjaftë agresiv, vrapon dhe di të mbrohet. Ne do të dalim në terren dhe do të luajmë nga minuta e parë ashtu si në të gjitha ndeshjet e sezonit. Kështu që rezultati le të jetë pozitiv për ne. Besoj që do t’ia dalim”, tha trajneri Goce Sedlloski.

Fituesi i kësaj sfide do të vendoset pas dy ndeshjeve, njëra në Shkup dhe tjetra bë Gjibraltar, por portieri Naumovski thotë se ata kanë vendosur që punën më të madhe ta kryejnë që në ndeshjen e parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Propozimi francez/ VMRO thotë se janë dakorduar për të formuar grupe punuese

Story i radhës

Galtier trajneri i ri i PSG-së

Të fundit nga