FBK e nderon kapitenin Bajram Shabani

October 31, 2023
1 minut lexim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka nderuar me Mirënjohje, Kapitenin e Policisë së Republikës së Kosovës, Bajram Shabani.

“Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i ka dhuruar Mirënjohjen, si dhe fanellën e Kosovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij, si dhe të Policisë së Kosovës në ndihmën për organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë.

Fetahu e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë për basketbollin e Kosovës.

Si Fetahu, po ashtu edhe Shabani, kanë shprehur gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin për të ardhmen”, thuhet nga FBK:

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

KRRE: Ngrohja qendrore shtrenjtohet për 4.5%!

Story i radhës

AMD thotë se temperaturat e procesorëve Ryzen vetëm se do të rriten me gjeneratat e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë