FBI kërkon informacione nga qytetarët për ngjarjet e dhunshme në Kongresin Amerikan

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kërkoi informacione nga qytetarët për të përcaktuar personat që janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme në kryeqytetin Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga FBI thuhet se institucioni po kërkon nga opinioni publik informacion dhe pamje që do të ndihmojnë në gjetjen e personave lidhur me ngjarjet e dhunshme që u përjetuan dje në ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe përreth tij në Washington D.C.

“Qëllimi ynë është ruajtja e të drejtës kushtetuese e popullit për të protestuar duke i ruajtur të gjithë nga dhuna dhe aktivitetet e tjera kriminale”, thuhet në deklaratën në të cilën nga qytetarët kërkohet që t‘i dërgojnë FBI-së informacion, fotografi ose pamje nëse kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të dhunshme dhe në shkeljen e ligjeve federale. 

American Airlines për shkak të ngjarjeve në Kongres nuk do të ofrojë shërbimin e pijeve alkoolike

Sipas lajmeve në shtypin amerikan, mësohet se American Airlines në kuadrin e masave të rritura të sigurisë për shkak të ngjarjeve në Kongres, ka pezulluar shërbimin e pijeve alkoolike në udhëtimet drejt Washingtonit.

Kompania ajrore gjithashtu ka rritur edhe numrin e personelit të saj në kuadrin e masave në zonat aeroportuale në Washington.



. .

Ngjarja paraprake

Rrjetet sociale i bllokojnë llogaritë Presidentit Trump

Ngjarja e ardhëshme

36 të vdekur dhe 47 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian