“FBI-ja shqiptare”/ 7 oficerë të skualifikuar, kallëzim penal: Manipulim të procesit, kërkojmë vënien para përgjegjësisë

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.

Burime për Top Channel thonë se të skualifikuarit kanë konstatuar manipulim të procesit në të gjitha hallkat e vlerësimit.

“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Ngjarja paraprake

MASh: Më pak se 1 për qind e nxënësve dhe mësuesve janë prekur nga Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Afrikë, shkon në mbi 1,7 milionë numri i të infektuarve me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian