Favorizojnë Red Bullin

Helmut Marko, një nga drejtuesit e Red Bull, shprehet se skuadra austriake është shumë pranë fitimit të titullit kampion bote në Formula 1 me Max Verstappen. Piloti i ri holandez ka 12 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton, ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 gara nga përfundimi.

“Tri garat e fundit u zhvilluan në pista që ishin në favor të Mercedes.

Dy garat e radhës, në Meksikë e Brazil, janë në pista që favorizojnë Red Bull. Kam thënë që në fillim të sezonit se për të fituar titullin na duhen 10 fitore, për të kontrolluar më pas avantazhin në tri garat e fundit në Lindjen e Mesme”, tha Marko.

“Në 3 garat e fundit, kemi pista me pjesë të drejta të gjata që favorizojnë Mercedes, ndaj dy garat e radhës janë thelbësore për ne. Nëse i fitojmë ato, shpallemi kampionë bote me Verstappen. Ne jemi gati për çdo pistë, duke synuar fitoren edhe kur nuk jemi favoritë, siç ndodhi në Amerikë, ku përmbysëm strategjitë e fituam”, tha Marko.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Kafshoj, kafshoj… Zgjohu Lulzim, nuk je në ëndërr”/ Rama-Bashës: Fol mirë, je goxha burrë!

Ngjarja e ardhëshme

Miss Kosova dhe Shqipëria kërkojnë falje për foton me 3 gishta, tregojnë si u manipuluan nga Miss Serbia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian