Favoritët në kërkim të fitoreve të reja

Të shtunën e të dielën zhvillohet xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën janë katër ndeshje e të dielën dy të tjera.

Por skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të arkëtuar pikët e reja.

Istogu, që i ka fituar 20 ndeshjet e deritashme, e pret Shqiponjën e Gjakovës. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00. Pra Istogu udhëheq në tabelë me 40 pikë kurse Shqiponja është e gjashta me 22 pikë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Drita (15:00), Prishtina – Samadrexha (15:00) e Jusuf Gërvalla – Vushtrria (13:00).

Ndeshjet e së dielës janë: Vjosa – Ferizaj (17:00), KEK-u – Kastrioti (16:30).

Ngjarja paraprake

“Kishte përgatitur skenar”, Juli reagon pas sherrit që pati me Sindin

Ngjarja e ardhëshme

Agjencitë Turistike: Humbje prej 80-100%, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian