“Favira” së shpejti edhe në farmacitë e vendit, Shabani: Të merret vetëm me rekomandim nga mjeku

Çështje ditësh është kur sasitë e para të ilaçit te shumë i kërkuar antivirusial “Favipiravir” do të arrijnë në raftet e barnatorëve të vendit. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” drejtori i Agjencisë së Barërave dhe Pajisjeve Mjekësore Lirim Shabani.

Ai thotë se kërkesat e mjekëve janë aprovuar në kohën dhe momentin e duhur, ndërsa në vazhdimësi aprovohen edhe kërkesat tjera të kompanive që shfaqin interes për të sjellur këtë ilaç.

“Njëra prej kompanive ka kërkuar që të sjell barin origjinal “Avigan” nga Japonia, bari nuk gjindet në tregun botëror, është shumë i vështirë për të gjetur dhe varësisht se kur kjo kompani e gjen ilaçin dhe mundësia për ta sjellur këtu nga Japonia ato janë çështje teknike për të cilat nuk varet nga Agjencioni. Vlen të theksohet se këto ditë tek ne po arrijnë dhe kërkesa tjera nga kompanitë tjera të cilat në vazhdimësi po i shqyrtojmë dhe pas plotësimit të gjitha kushteve ligjore ne po i aprovojmë”, u shpreh drejtori i agjencisë barërave dhe pajisjeve mjekësore “Mallmed”, Lirim Shabani.

Deri para aprovimit të importit të ilaçit antivirusial “Favira” nga Turqia ose “Avigan” nga Japonia, të cilat sipas studimeve botërore është konstatuar se jep efekte pozitive në kurimin e pacientëve të prekur me “Covid-19” këto barërat qytetarët tonë në nevojë i siguronin ilegalisht nga vendet fshqinje.

Tashmë kur të njëjtat janë sjellur, deri në këto momente nuk dihet se si dhe me cilin protokoll të njëjtat do të jepen. Duhet vendosur se me recetë të mjekëve amë, specialistëve apo infektologëve do të mund të merret ky ilaç. Shabani apelon për kujdes maksimal me përdorimin e këtyre barërave.

“Janë barëra të cilat kanë efekte të tyre anësore, janë barëra të cilat merren me dozë të caktuar, varësisht nga momenti, koha , virulenca dhe shumë faktorë të tjerë, Në këtë drejtim do të kisha bërë thirrje deri tek shikuesit, pacientët, mjekët qytetarët që të mos e marrin me iniciativë të tyre as antibiotikët e as barërat e tjera”, theksoi Shabani.

Njëherit Agjencia e Barërave dhe Pajisjeve Mjekësore jep leje për importin e bocave të oksigjenit. Deri në këto momente vendi ynë nuk ka mungesë të bocave të oksigjenit fal importit të vazhdueshëm të tyre, shton Shabani, por pranon se në shumë vende europiane zhvillohet “luftë” për ti siguruar ato.

“Po për arsye se nevoja e oksigjenit është rritur për deri në shtatë herë, ndoshta tani ka arritur edhe më tepër duke e pasur parasysh shpenzimet nëpër spitalet tona, është luftë e madhe për të siguruar pajisjet, secili shtet për qytetarët e tyre, edhe pse ne po bashkëpunojmë, jemi të hapur për të ndihmuar njëri me tjetrin shtet mes vete, madje kemi dhe memorandume për bashkëpunime”, u shpreh Shabani.

“Favipiravir” filimisht përdorej në Vuhan të Kinës aty ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit të pandemisë. Më vonë, ilaçi u aprovua për kurim “off-label” ose kurim të pakonfirmuar në Itali, Japoni, Rusi, Ukrainë, Uzbekistan, Moldavi, Kazakistan, Arabi Saudite, Turqi, Kosovë, Bangladesh, Indi, ndërsa tani edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja paraprake

Partizani-Skënderbeu, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Egjipti kërkon arritjen e një marrëveshje mbi digën në lumin Nil

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian