Fauci: Vaksina do të dalë në pak muaj, por normaliteti nuk kthehet deri në vitin 2022

Eksperti i lartë i
sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci deklaroi
se edhe pse ai është “shumë i sigurt” që do të ketë një vaksinë të
koronavirusit në muajt e ardhshëm, nuk ka gjasa që t’i rikthehemi jetës sonë
normale deri të paktën në fund të vitit të ardhshëm, ose ndoshta në vitin 2022.

“Nëse nisim një fushatë vaksinimi dhe deri në tremujorin e
dytë ose të tretë të vitit 2021 kemi vaksinuar një pjesë të konsiderueshme të
njerëzve, mendoj se duhet presim deri në fund të vitit 2021, dhe ndoshta edhe
në vitin e ardhshëm, para se të fillojmë të kemi disa pamje të normalitetit,”
tha Fauci në Universitetin e Melburnit, transmeton Gazeta Sinjali.

Sidoqoftë, Fauci vuri në dukje se ndasitë politike dhe frika
e humbjeve në ekonomi e kanë ndikuar në mënyrën se si SHBA po ecën me
pandeminë.

Ai tregoi se nëse vendi do të ishte hapur gradualisht dhe me maturi, Amerika nuk do të ishte në situatën që ndodhet sot. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Boçvarski për vizitë pune në Kosovë, do të takohet me Abrashin

Ngjarja e ardhëshme

Hapet Thirrja e Tretë e Programit IPARD II, Aplikimet për Përfitim të Granteve Nisin nga 10 Dhjetori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian