Fauci: Për herën e fundit me task forcën kundër koronavirusit, Trump u takua muaj më parë

Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, tha të dielën se presidenti i tanishëm, Donald Trump mori pjesë për herë të fundit në një takim të grupit të punës për COVID-19 “disa muaj më parë”, pasi numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja u rrit ndjeshëm në vend.

Në një intervistë me CNN-in, Fauci vuri në dukje se grupi i punës drejtohet nga zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili i përcjell republikanit atë që po diskutohet atje.

Mjeku i shquar tha se “zyrtarëve federalë duhet t’u jepet mundësia për të filluar komunikimin me ekipin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden” për të siguruar transferimin më të lehtë të mundshëm të pushtetit dhe vazhdimin e luftës kundër epidemisë.

“Sigurisht do të ishte më mirë nëse do të mund të fillonim të punojmë me ta”, tha Fauci.

Administrata Trump ka bllokuar deri më tani procesin e tranzicionit ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë të njohë fitoren e Bidenit në zgjedhje. 

Ngjarja paraprake

Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndësore

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 6 mijë raste aktive vetëm në Tiranë, si është situata nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian