Fauci pas zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit: Gjetje e jashtëzakonshme

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Anthony Fauci, i ka vlerësuar “të jashtëzakonshme” gjetjet e “Pfizer” për vaksinën kundër koronavirusit që është më shumë se 90 për qind efektive.

“Rezultatet janë me të vërtet mjaft të mira, dua të them, të jashtëzakonshme”, tha Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, sipas Washington Post, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompania është ende në pritje të të dhënave mbi sigurinë, të cilat pret që të vihen në dispozicion deri në javën e tretë të nëntorit, sipas një njoftimi për shtyp, shkruan FoxNews.

Komentet e Faucit, vijnë vetëm dy ditë pasi ai i tha Shoqatës Mjekësore Amerikane (AMA) se sapo të miratohet një vaksinë – dhe sapo një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ta marrë atë – vendi mund të shohë një shfaqje të normalitetit në vitin tjetër.

Ndryshe, vaksina eksperimentale kundër koronavirusit është zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” në bashkëpunim me kompaninë e bioteknologjisë gjermane, “BioNTech”.

Të dyja palët deklaruan të hënën se vaksina e tyre tashmë ka rezultuar 90 për qind efektive./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

20 viktima dhe 515 raste të reja me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Kylie Jenner si përherë unike, mahnit me veshjen në imazhet e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian