Fauci: Jeta normale në SHBA e mundur në vjeshtë nëse vaksinohen 70-85 për qind deri në fund të verës

Kryekëshilltari i Shëndetësisë i Presidentit të SHBA-së Joe Biden, Anthony Fauci, shprehu shpresë se vendi mund t’i kthehet “sado pak jetës normale” nëse 70 deri në 85 për qind e amerikanëve vaksinohen deri në mesin e verës ose në fund të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fauci vlerësoi gjendjen aktuale të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se pandemia ende është në gjendje “kritike” dhe se variantet e reja të COVID-19 të zbuluara në Afrikën e Jugut dhe në Britani janë të ndryshme prej njëra-tjetrës.

Fauci gjithashtu tha se ende nuk është zbuluar asnjë rast i variantit të Afrikës së Jugut në SHBA, duke shtuar më tej se “deri më tani janë zbuluar në 20 shtete raste të variantit britanik të COVID-19”.

Ai theksoi se këto mutacione nuk i bëjnë vaksinat joefektive dhe se është shumë e rëndësishme mbajtja e maskës.

Fauci deklaroi se është tepër i logjikshëm synimi i presidentit Biden për të vaksinuar 100 milionë banorë në 100 ditët e para.

“Nëse vaksinohen 70 për qind ose 85 për qind e popullit deri në mesin e verës ose fundin e saj, shpresojmë që në vjeshtë sado pak të kthehemi në gjendje normale”, tha Fauci.

Fauci më herët ishte pjesë e ekipit të ish-presidentit të SHBA-së Trump për COVID-19, ndërsa ai tha se tani e ndien veten më rehat në ekipin e ri.



. .

Ngjarja paraprake

Shfletuesi Edge me tema shumëngjyrëshe dhe opsione të reja që rrisin performancën

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, urdhër arrest për arrestimin e 44 pjesëtarëve të FETO-s

të fundit nga