Fatos Shyti – lojtar i Gjeneratës së Republikës: Ja si ikëm nga milicia serbe

Në vitet e 90-ta (1991-1999), sportistët shqiptarë të Kosovës, u ballafaquan me peripeci të shumta dhe në anën tjetër edhe me agresionin e pushtuesit serb.

Fatos Shyti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të talentuar të asaj periudhe, duke luajtur me sukses në skuadrën me renome Trepça nga Mitrovica. 

‘Si pionier kam luajt për Minatorin dhe më vonë për Trepçën, ku e kisha së pari trajner Rexhep Xhakën. 
Kam luajt si 16 – vjeçar në ekipin e parë”, tregon Shyti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Shytit, edhe sot i kujtohen ato kohëra të rënda dhe debutimin si 16-vjeçar (edicioni 1993-94), i cili ndihet jashtëzakonisht i emocionuar, sepse në çdo ndeshje që kanë udhëtuar, ka qenë njësoj sikur të shkosh në front të luftës. 

“Kemi luajt në Smrekonicë dhe Shupkovc, aty ishim me futbollistin Xhevat Kurtin në ekip, kur kanë ardhur milicia serbe dhe ne kemi ikë,  kaluar lumin Sitnica”, tregon Shyti, që ka qenë ndër mesfushorët më të mirë.

Shyti është krenar që dha kontribut në vitet më të vështira, së bashku më mira sportistë shqiptarë dhe iu kundërvunë okupatorit serb. 

Si sot i kujtohen fushat e improvizuara, me pluhur e herë me baltë, por ndihet krenar që dha maksimumin edhe në ato rrethana dhe kushte, duke e mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Ngjarja paraprake

Ironizon Andi Bejtja: Mos u habisni kur SPAK të hetojë edhe Naim Frashërin kur punonte si doganier

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit për të shtunën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian