Faton Ahmeti: Kasami i “gëlltiti” fjalët e veta, punësoi 300 militant në komunë

Bartësi i listës së BDI-së në zgjedhjet në Tetovë, Faton Ahmeti në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për pritshmëritë nga zgjedhjet që do të mbahen më 20 gusht dhe ka treguar edhe fajtorin kryesorë për dështimet e komunës.

Ahmeti deklaroi se për pak muaj sa është në krye të komunës, Bilall Kasami arriti të tregojë fytyrën e vërtetë dhe ti zhgënjejë të gjithë qytetarët që i besuan.

Shtoi se ai ka dështuar të realizojë një projekt të vetëm dhe se pret shiritet e projekteve që i gjeti të gatshëm nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ahmeti deklaroi se Kasami përpos se nuk po i realizon premtimet e veta është duke punuar krejt gjë tjetër nga ajo që premtoi. Shembull konkret morri shtrejtimin e parkingjeve, e që në fushatë kishte premtuar parkingje pa pagesë për të gjithë tetovarët.

Pohoi se Kasami më shumë merret me problemet që ka me partnerët e koalicionit, VMRO-në dhe Levicën me votat dhe ndihmën e të cilave e fitoi komunën se sa me problemet me të cilat përballen qytetarët.

Ai tha se Kasami përveç dështimeve është duke i zhvatur qytetarët nëpërmes shërbimit të merimangës me të cilin ka edhe kontrata të dyshimta. Tha se ai i ka gëlltitur fjalët që i dha para qytetarëve në fushatë dhe ka punësuar mbi 300 militant.

Në fund ai rënditi edhe projektet të cilat do ti realizojë Bashkimi Demokratik për Integrim që sipas tij do të jetë fituese në këto zgjedhje dhe do të marrë edhe kryesuesin e këshillit komunal.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përditësimi 3.0 i Genshin Impact vjen më 24 Gusht

Story i radhës

E rëndë në Itali/ Babai nuk e shikon vajzën 1-vjeçare dhe i kalon sipër me makinë, teksa ecte mbrapsht!

Të fundit nga