Fatmir Limani nga spitali për TV21 komenton shkarkimin: Mos tallen me emrin tim!

Nga spitali ku po trajtohet nga Covid-19, Fatmir Limani për TV21 ka komentuar shkarkimin nga posti i ELEM-it sot në seancë qeveritare.

Ashtu edhe siç deklaroi kohë më parë në Click Plus, edhe sot thotë se shkarkimi ka ardhur pasi ai ka deponuar dorëheqjen te lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili siç thotë, ai edhe e ka emëruar.

Ka porositur, që mos të tallen me emrin e tij gjatë kësaj periudhe kur po trajtohet.

“S’merrem me atë punë.., kam deponuar dorëheqjen te Ali Ahmeti (njeriu që më ka emëruar).

E sa u takon njerëzve që merren me rroga, u thuaj le të shkojnë te Aliu…, e t’u ndajë pozita dhe rroga..

Jam duke u trajtuar në Shkup, nga COVID-19.., dhe do të ishte mirë mos tallen më tej me emrin tim”, tha Limani./TV21

Ngjarja paraprake

Grubi pastron Xhamitë e Shkupit para Bajramit (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

S’ka festë në Suharekë, policia largon tifozët nga sheshi i qytetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian