fation kuqari rrefehet per here te pare per jeten romantike nuk kam rene asnjehere ne dashuri 678b9c2175bb0

Fation Kuqari rrëfehet për herë të parë për jetën romantike: Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri

January 18, 2025
1 minut lexim

Fation Kuqari, ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, ka ndarë disa detaje për “UËTËFËË!! show” në Andale Media, lidhur me ngjarjet e fundit nga jeta e tij romantike.

I intervistuar nga Fatosi dhe Xhesiana, dy nga moderatorët e programit, Fationi e nisi rrëfimin e tij duke deklaruar se nuk ka rënë kurrë në dashuri gjatë gjithë jetës së tij, duke u shprehur:

“Të gjithë pa përjashtim, edhe ai që bën si më ‘laci’, ka nevojë t’i thuhet një fjalë e bukur nga e dashura. Që do të thotë çdo njeri ka nevojë për dashuri. Unë? Unë s’kam rënë asnjëherë në dashuri. Por kam dhënë dhe kam marrë dashuri.”

I pyetur nga Fatosi për preferencat e tij lidhur me partneren ideale për të dhe nëse do të preferonte të ishte një personazh publik, Fationi zbuloi:

“Unë nuk jam fare dakord me këto ‘Më thuaj pak personin perfekt’. Unë besoj shumë në kimi. Di ca raste që [çiftet] nuk i lidh asgjë me njëri-tjetrin [për nga profesioni] dhe janë të dashuruar dhe me fëmijë. Që do të thotë, ti nuk bën dot me laps dhe letër nëse do ta duash nga televizioni partneren ose jo.”

Megjithatë, Fationi u shpreh se nëse do të ishte zgjedhje e tij, nuk do të preferonte një vajzë të angazhuar në televizion, për arsye që i shprehu si më poshtë:

“A do të  doja? Jo. Televizioni ka angazhime shumë dhe dashur-padashur çalon [marrëdhënia] në gjëra të tjera. Të ishte me kohë të plotë e angazhuar në televizion, ndoshta do më pengonte, por siç thashë dhe pak më parë, nuk janë gjëra që i kontrollon dot.”

I pyetur nga Xhesiana se si do të ndihej ai nëse partnerja e ardhshme do të shikonte daljet e tij publike si problem, Fationi përmbylli:

“Personi që të do, të do me gjithë të mirat dhe të këqijat e tua. Unë ky jam. Jam shumë krenar për gjithë pikat që kam krijuar dhe po të mos kisha marrë pjesë në [shfaqjet reality] nuk do isha këtu ku jam.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfshihet nga zjarri nje ndertese banimi ne ferizaj nuk raportohet per te lenduar 678b9af29084e
Story i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë banimi në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

standardi jetesor lsdm mbi 200 milion euro borxhe te reja vmro dpmne lsdm ja fortifikata e fundit e grubit 678ba01b8a995
Story i radhës

Standardi jetësor/ LSDM: Mbi 200 milion euro borxhe të reja, VMRO-DPMNE – LSDM-ja fortifikata e fundit e Grubit!

Të fundit nga

ShkoLartë