Faqja e parë e draft-statutit të Asociacionit, burime nga Qeveria e Presidenca konfirmojnë vërtetësinë

November 6, 2023
1 minut lexim

Një medium në Shqipëria e ka publikuar një dokument, ku pretendohet se është faqja e parë e draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti, nga emisarët euro-amerikanë, para pak kohësh.

Një burim nga Qeveria dhe një nga Presidenca e Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se kjo e përbën faqen e parë të draft-statut të vërtetë ka njoftuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri.

E kjo u kritikua nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se ky draft-statuti i referohet Marrëveshjes së viti 2013. Pra “Zajednicës” siç i referoheshin aktivistët e VV-së dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Image

Dokumenti

Mehmetaj ka shtuar se Kurti asnjëherë nuk ka pasur qëllim ndaljen e themelimit të “Zajdenicës” e as të Demarkacionit, por qëllimi i tij ka qenë pushtetit.

“Siç po e shihni, draft-statuti i referohet Marrëveshjes se Vitit 2013, pra Zajednices. Kurti asnjëherë s’ka pasur qellim ndaljen e Zajednices, as te Demarkacionit. Qëllimi përherë ka qene pushteti. Pushteti pra si qellim. Pushtet për hire te pushtetit, asgjë tjetër. Po viktimat si Astrit Dehari? Eh, këto viktima veç mjete”, ka shkruar Mehmetaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, reagon KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së. Rama: Do të menaxhohet nga italianët

Story i radhës

Ylli Dervishi thotë se ka qenë në lidhje me Ledin në ‘Shpija e Kosovës 2’ – kjo e fundit e mohon

Të fundit nga

ShkoLartë