Faqja e internetit “Kovid19vakcinacija.mk” me gabime në gjuhën shqipe

Sot u promovua ueb faqja për informacione për vaksinimin në Maqedoninë e Veriut, “Kovid19vakcinacija.mk”.

Funksionon në dy gjuhë, por në pjesën e gjuhës shqipe ka lëshime të shumta gjuhësore.

Gabimet vërehen edhe në moton kryesore të kësaj faqeje, siç është, “Vaksinimi është një mënyrë e sigurt dhe efikase për të parandaluar sëmundjet dhe për të shpëtuar jetën”.

Megjithatë, në ueb faqen në shqip qëndron kështu:
“VAKSINIMI ËSHTË NJË MËNYRË TË SIGURT DHE EFIKASE PËR TË PARANDALUAR SËMUNDJET DHE PËR TË SHPËTUAR JETAT”.

TV21 ka dërguar pyetje deri te Ministria e Shëndetësisë, e cila menaxhon me këtë ueb faqe, dhe nga atje presim përgjigje për dy pyetje:

– Pse ka lëshime në ueb faqe në pjesën e gjuhës shqipe?
– Kush është përgjegjës për përkthimet që i ofron kjo ueb faqe?

Deri tani, pa përgjigje.

Ngjarja paraprake

Messi zbret nga froni

Ngjarja e ardhëshme

E bind Eden Hazardin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian