Fansat akuzojnë Madonnën për photoshop: Kjo nuk je ti, dukesh si 16-vjeç

Ajo është mbretëresha e pop-it me një karrierë gati katër dekadash, megjithatë Madonna ende duket si një adoleshente. Këngëtarja 63 vjeçare duket se ka përdorur shumë filtra Instagramit në disa foto që ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit e saj të Instagram.

Krahas postimit, ajo shkroi: ‘Duke u përpjekur të bëj një film…………….Është vërtet e vështirë!’ dhe gjithashtu ndau një foto të kamerës që po përdorte.

Por fansat ishin pak të interesuar për projektin e ardhshëm të yllit dhe më shumë u fokusuan në pamjen e saj rinore në fotot e edituara shumë. Një fans komentoi: ‘Ajo duket rreth 16 vjeç’, ndërsa një tjetër tha se kishte një ‘fytyrë bebe’.

Image

Madonna

Fansat e tjerë e akuzuan këngëtaren për photoshop, duke i shkruar: “Na trego fytyrën tënde të vërtetë të lutem”, ndërsa njëri shtoi: “Ajo është krejtësisht ndryshe”.

Madonna aktualisht është duke sjellë një film për jetën e saj dhe ka nisur edhe audicionet.

Këngëtarja njoftoi shtatorin e kaluar se është bashkë-regjisore dhe bashkë-shkrimtare e filmit, të cilin ajo e ka përshkruar si një ‘autobiografi vizuale’.

Image

Madonna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedoni, gjobiten 953 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin janë gati për një samit mbi “Sigurinë dhe Stabilitetin Strategjik në Evropë”

Të fundit nga