Familjarët e Peles flasin për gjendjen shëndetësore të legjendës braziliane

Ditët e fundit ka pasur lajme të shumta rreth shëndetit të legjendës braziliane Pele.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Brazilit është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ai nuk është në ditët e fundit të jetës së tij.

Kështu së paku kanë njoftuar familjarët e legjendës braziliane që kanë reaguar pas lajmeve të fundit.

Dy vajzat dhe një nip i lojtarit brazilian thanë se tri herë fituesi i Kupës së Botës ndodhet në spital që nga e marta për trajtimin e një infeksioni respirator të rënduar nga COVID-19 .

Kely e Flavia Nascimento si dhe Arthur Arantes do Nascimento thanë në një intervistë të dielën mbrëma se Pele , i cili po kalon kimioterapi në luftën e tij kundër kancerit, pritet të largohet nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo pasi të shërohet plotësisht nga infeksioni.

“Ai është i sëmurë, është i moshuar. Por për momentin, ai është atje për shkak të infeksionit në mushkëri dhe sapo të ndihet më mirë, ai do të jetë sërish në shtëpi”, tha Kely Nascimento për TV Globo.

“Ai nuk është duke i thënë lamtumirë kësaj bote, ishin lajme të pavërteta”, shtoi vajza e legjendës braziliane.

“Është shumë e padrejtë që njerëzit të thonë se ai është në fund të jetës së tij, në kujdesin paliativ. Njerëz, kjo nuk është e vërtetë. Na besoni”, tha vajza tjetër e Peles, Flavia.

“Ai nuk është në terapi intensive, ai është në një dhomë gjumi të rregullt. Ai nuk është në rrezik, ai është në trajtim”, shtoi Flavia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jovanovski: Do t’i bllokojmë rrugët e Shkupit derisa të gjejmë zgjidhje

Story i radhës

Loredana publikon pamje nga shtëpia luksoze për fundvit

Të fundit nga