familja po kerkon bese nuk ia japin detaje nga vrasja ne kline 678fbfd447a8e

Familja po kërkon besë, nuk ia japin, detaje nga vrasja në Klinë

January 21, 2025
1 minut lexim

Vrasja e dy të rinjve, Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u qëlluan për vdekje nga Jon Hoti në një lokal në Klinë nëntorin e vitit të kaluar, ka sjellë detaje të reja.

Familja e dorasit ka kërkuar besë për ngjarjen, por deri tani nuk ka arritur ta marrë atë.

Gazetari Avni Berisha, i cili ka raportuar për ngjarjen duke qenë nga i njëjti qytet, ka ndarë detaje mbi situatën dhe kërkesën e familjes për besë, pasi një anëtar i familjes ka dhënë besën, ndërsa tjetri ka refuzuar ta japë.

Rron Kastrati, psikolog, ka komentuar poashtu  mbi situatën dhe ka theksuar se shoqëria duhet të shmangë dhunën dhe të përqendrohet më shumë në edukimin e fëmijëve, duke e konsideruar atë si një nevojë të theksuar.

Sipas tij, mungesa e planeve operative dhe praktikat institucionale të dobëta janë faktorë që ndikojnë në pasojat e dhunës, siç është vrasja e dy të rinjve, duke shtuar se këto ngjarje janë rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit shoqëror dhe pasivitetit të institucioneve në parandalimin e tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

spak po heton 21 janarin pas 6 muajsh ende nuk ka te regjistruar emrat e autoreve te vrasjeve ne bulevard 678fb63785d7a
Story i mëparshëm

SPAK po heton “21 Janarin”/ Pas 6 muajsh ende nuk ka të regjistruar emrat e autorëve të vrasjeve në bulevard

snopce apasievit ke mendesi naziste te te menduarit 678fc2a66a832
Story i radhës

Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

Të fundit nga

ShkoLartë