Seit Murto, i moshuari i cili rezultonte i humbur që prej pasdites së djeshme është gjetur.
Policia ka njoftuar se ai është në gjendje të mire shendetesore.
“67-vjeçari ishte rrëzuar në një përrua në periferi të qytetit të Delvinës dhe ka mbetur i izoluar, duke kaluar natën në temperatura deri në -5 gradë”.
Pas kërkimeve të të afërmve dhe banorëve të tjerë të Delvinës, mesditën e sotme ai është gjetur në përrua, aty ku kishte rënë dhe ishte goditur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.