“Falë Zotit e nën kujdesin e mjekëve..” Kryebashkiaku i Cërrikut me covid, vetëkarantinohet

Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andi Salla është infektuar me covid. Ai është vetëkarantinuar dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve.

Vetë kryetari i bashkisë  informoi përmes një postimi në facebook  ku bën edhe një herë apel për të pasur kujdes dhe vendosur maskën.

“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik!

Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.

Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë” shkruan Andi Salla në facebook.

Ngjarja paraprake

Macron: Dhuna në Capitol Hill “nuk është Amerika”

Ngjarja e ardhëshme

Ç’do të thotë një ëndërr seksuale me shokun e punës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian